Humb jetën tragjikisht sportistja 15 - vjeçare

Volejboll

Humb jetën tragjikisht sportistja 15 - vjeçare

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 15:08
Naz Terzi

Ka ndodhur një aksident i tmerrshëm trafiku në afërsi të qytetit të Bursës në Turqi, ku kanë humbur jetën katër persona, mes tyre edhe volejbollistja 15-vjeçare Naz Terzi.

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe një fëmijë.

Shiu dhe rrugët e rrëshqitshme vështirësuan situatën, tre makina janë përplasur dhe një makinë e katërt është përplasur pasi ka rrëshqitur me shpejtësi të madhe.

Në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi zjarrfikësit dhe ambulanca dhe të lënduarit janë dërguar në spital. 

Ngasësi që shkaktoi aksidentin ka shpëtuar.

Federata e Volejbollit të Turqisë i ka shprehur ngushëllimet familjes, ndërsa policia është duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat