Kosova U17 fillon grumbullimet para rundit të dytë kualifikues për Evropian

Volejboll

Kosova U17 fillon grumbullimet para rundit të dytë kualifikues për Evropian

Më: 4 mars 2023 Në ora: 18:05
Kosova U17

Kosova U17 fillon grumbullimet para rundit të dytë kualifikues për Evropian!

Kombëtarja U17 e Kosovës, e cila së fundmi arriti suksesin e jashtëzakonshëm duke siguruar plasmanin në rundin e dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, tashmë ka filluar grumbullimet që do t'i zhvillojë gjatë fundjavëve para ndeshjeve shumë të rëndësishme të cilat përcaktojnë fatin e vashave "Dardane" në rrugëtimin e tyre historik drejt Kampionatit Evropian të parë.

Ky është grumbullimi i dytë i vashave të kësaj grupmoshe të cilat po monitorohen me kujdes nga ekipi i trajnerëve me në krye Donald Suxhon.

Kujtojmë se Kosova është në grup me Estoninë, Belgjikën dhe Ukrainën në fazën e dytë kualifikuese, e cila do të zhvillohet mes datave 21-24 prill, nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat