Fer Volley mbyll sezonin me fitore kundër Feronikelit

Volejboll

Fer Volley mbyll sezonin me fitore kundër Feronikelit

Më: 8 prill 2023 Në ora: 18:53
Fer Volley

Fer Volley ka mposhtur Feronikelin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20, të fundit për këtë sezon, në Superligën A, femrat.

Vashat ferizajase triumfuan me rezultat 0-3 (12-25, 8-25, 5-25), në një ndeshje të lehtë për to kundër "Niklit" në Drenas.

Fer Volley mbyll sezonin në vendin e tretë në tabelë, me 38 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Feronikeli nuk ka fituar asnjë pikë në 20 ndeshje dhe ka mbetur në vendin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat