Momenti kur tifozët e maqedonas sulmuan lojtarët e Shkëndijës!

Volejboll

Momenti kur tifozët e maqedonas sulmuan lojtarët e Shkëndijës!

Më: 11 prill 2023 Në ora: 12:23
Pamje nga incidenti

Volejbollistët e Shkëndijës nga Tetova e kanë humbur ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Borecit në Veles me rezultat 3:2.

Mirëpo, ky rezultat ka mbetur nën hijen e incidentit, ku tifozë maqedonas provokuan, fyen dhe i gjuajtën me sende të ndryshme volejbollistët tetovarë, duke nxitur revoltën e këtyre të fundit.

Pas incidentit, ekipi i Shkëndijës ka shkruar një deklaratë në rrjetet sociale, në të cilën raporton se volejbollistet dhe anëtarët e stafit profesional janë thirrur  në polici për të dhënë deklaratëm raportoin nga Maqedonia e Veriut, "Open.mk". “Ndeshja kthyese kundër KV Borec, përfundon në disfavor të KV Shkëndija me rezultat 3:2 në sete.

Rezultati mbeti nën hije të pritjes jo sportive të publikut vendas me sulme ndaj lojtarëve tanë që solli rrëmujë në sallën Park në Veles.

Si pasojë e kësaj lojtarët dhe stafi teknik momentalisht janë thirrur në pyetje në zyrat e SPB Veles.

Detajet rreth ndeshjes së 3, që do të luhet ditën e Enjte në Tetovë dhe vendimtare për kualifikim në finalen e play off, do ti ndajmë në ditët në vijim.

Shkëndija, më shumë se një klub!”, njofton KV Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat