Tirana mposht sërish Partizanin në derbi

Volejboll

Tirana mposht sërish Partizanin në derbi

Më: 18 prill 2023 Në ora: 14:00
Pamje nga një ndeshje

Tirana i është afruar ndjeshëm titullit kampion në volejboll për meshkuj, pas fitores 3:2 ndaj Partizanit në finale e dytë play off, luajtur sot në mbrëmje ne “Feti Borova”.

Një ndeshje derbi me shumë rivalitet dhe emocione, vendosur në favor të bardhebluve pas 2 orësh e 15 minuta loijë.

Ndeshja nis e ekuilibruar dhe seti i parë është mjaft dramatik, duke u vendosur në pikët shtesë, 30-28 në favor të Partizanit. Menjëherë vjen reagimi i Tiranës, që dominon në setin e dytë, ku fiton 25-18 dhe rihap ndeshjen.

Gjithsesi, Partizani del sërish përpara, kur fiton 25-16 setin e tretë, ndërsa bardheblutë, për të dytën herë në këtë sfidë rikuperojnë, duke fituar 25-19 setin e katërt e barazimin 2-2.

Gjithçka vendoset në setin final, ku pas shumë barazimezh, Tirana fiton 15-13 pas një pike direkt nga shërbimi.

Kështu, bardjheblutë fitojnë krejt ndeshjen 3-2, duke qenë vetëm një fitore larg titullit. Kampion shpallet ekipi që fiton 3 nga 5 finalet e planifikuara.

Finalet play off-meshkuj

Nd.1, Partizani – Tirana, 1-3

Nd.2, Tirana – Partizani, 3-2

Nd.3, Partizani – Tirana, 20 prill

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat