Skënderbeu në histori, fiton Kupën e Kosovës pas një drame me pesë sete

Volejboll

Skënderbeu në histori, fiton Kupën e Kosovës pas një drame me pesë sete

Më: 19 prill 2023 Në ora: 21:08
Skënderbeu

Skënderbeu ka fituar Kupën e Kosovës, pasi të mërkurën mbrëma mposhti Pejën, në finalen spektakolare të luajtur në palestrën "1 Tetori".

Ishte një përballje tejet interesante në Prishtinë, me Skënderbeun që arriti të triumfojë me shumë mund, rezultat 3:2 (25:20, 17:25, 20:25, 31:29, 15:8).

Në praninë e mbi 1000 tifozëve, të dy ekipet luftuan fuqishëm duke dhuruar emocione të zjarrta sportive për ngazëllimin e gjithë të pranishmëve në palestër.

Image

Kupën për fituesit e ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci për kapitenin e ekipit nga Kraishta, Enes Tasholli

Për vendin e parë, medaljet e arta i ndanë kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

Medaljet për vendin e dytë u ndanë nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe anëtari i bordit të FVK-së, Abedin Mehani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat