Tirana fiton derbin e shpallet kampione e Shqipërisë

Volejboll

Tirana fiton derbin e shpallet kampione e Shqipërisë

Më: 23 prill 2023 Në ora: 22:06
Tirana

Tirana, sërish kampione e Shqipërisë në volejboll për meshkuj.

Skuadra bardheblu e drejtuar nga Arben Sako mposhti me rezultatin 3-2 në finalen e katërt të play off-it Partizanin në derbin kryeqytetas, duke triumfuar 3-1 me ndeshje.

Tirana mbron kështu titullin kampion fituar një vit më parë, duke treguar se mbetet skuadra më e mirë e vendit.

Setin e parë, në fakt, e mori Partizani, ndjeshëm superior ndaj rivales ndërqytetase (25-17). Tirana reagoi menjëherë në setin pasardhës, duke fituar 25-22. Bardheblutë patën mundësinë të fitonin edhe në setin e tretë, por gabuan fund (26-24).

Në setin e katërt loja ishte e ekuilibruar, por bardheblutë shkëputen në pikët e fundit e fitojnë 25-21, duke barazuar sërish shifrat e seteve (2-2).

Gjithçka u vendos në setin final, ku mbi parket dominoi Tirana.

Bardheblutë u shkëputen 8-2 e fituan 15-5 si dhe krejt takimin 3-2, duke u shpallur kështu kampionë të Shqipërisë për sezonin 2022-2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat