Peja ka bërë kallëzim penal për kryetarin dhe sekretarin e FVK-së

Volejboll

Peja ka bërë kallëzim penal për kryetarin dhe sekretarin e FVK-së

Nga: K. G. Më: 29 prill 2023 Në ora: 20:47
Topi i volejbollit

Klubi i volejbollit Peja (femrat) thonë se janë të vendosur që çështjes së tyre që t’i shkojnë deri në fund.

Ata thonë se janë të dëmtuar rëndë dhe sipas tyre përveç që kanë bërë ankesë në Komisionin e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Prishtinë, kanë ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ndaj kryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Sekretarit të përgjithshëm dhe kryetarit të komisionit.  

Pejanët ditë më parë kanë publikuar edhe arsyen e këtij kallëzimi penal për FVK-në.   

 “Kemi bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të FVK-së, Bahri Gjinovci, sekretarit Valon Nikçi dhe Komisionit Disiplinor gjegjësisht kryetarit të komisionit Gëzim Brahimi.

Arsyeja e kallëzimit penal është se personat e lartcekur qëllimisht dhe me vetëdije kanë:

1. Shkel Statutin dhe rregulloret e FVK-së,

2. Keqpërdorim të pozitës zyrtare,

3. Tejkalim i kompetencave,

4. Jashtëligjshëm kanë emëruar Komisionin e Ankesave,

5. I kanë shkelur të drejtat themelore të njeriut ndaj trajnerit Qazim Kelmendi,

6. Kanë bërë diskriminim dhe intimidim ndaj trajnerit Qazim Kelmendi dhe ndaj klubit tonë”, thuhet nga KVF Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat