Lorik Ilazi para finales në Skenderaj: Drita nuk është në presion aspak 

Volejboll

Lorik Ilazi para finales në Skenderaj: Drita nuk është në presion aspak 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 maj 2023 Në ora: 15:34
Lorik Ilazi

Drita e Gjilanit zotohet se sonte (20.00) do të tregojnë fuqinë e kampionit në palestrën e sportit në Skenderaj.

Volejbollistet e Dritës janë të përgatitura maksimalisht dhe synojnë triumfin që të barazohen në serinë e fitoreve me Skenderajn në kuadër të finaleve të play-off-it të Superligës së Kosovës.

Vashat gjilanase janë të motivuara deri në pikën e fundit, me të vetmin synim që të fitojnë në këtë udhëtim të vështirë.

Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe beson e shpreson se Drita sonte do të kthehet ballëlart nga rajoni i Drenicës.  

“Drita nuk është në presion aspak, ne jemi duke zhvilluar finale shumë të bukura dhe jemi duke e shijuar çdo moment.

Ne shkojmë për të vazhduar serinë e finaleve dhe shpresojmë që të japim më të mirën tonë duke dëshmuar që jemi ekip cilësore dhe zhvillojmë spektakël edhe në këto ndeshje finale”, thotë Ilazi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Skenderaj udhëheq në seri të fitoreve me rezultat 2:1 ndaj Dritës.

Ekipi me tri fitore shpallet kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat