Drita apo Skenderaj kampion? Në Gjilan paralajmërohet spektakël i madh

Volejboll

Drita apo Skenderaj kampion? Në Gjilan paralajmërohet spektakël i madh

Nga: K. G. Më: 14 maj 2023 Në ora: 13:34
Palestra në Gjilan

Drita e Gjilanit apo Skenderaj do të janë kampion të ri të Kosovës në volejboll (femrat)?

Ndeshja e pestë finale luhet sot në orën 20.00.

Seria e finale të play-off-it të Superligës së Kosovës, është baras (2:2).

Kush fiton sonte edhe do të jetë kampion i ri. 

“jo se kom me shku n‘palestër, për Dritën kampion”

Kjo duhet të jetë përgjigjja e secilit nga ne, ndaj çdokujt që fundjavën po e planifikon larg palestrës “Bashkim Selishta”, e që po bën shumë gabim!

Sonte mbrëma, me fillim nga ora 20:00, vashat e Dritës rikthehen në Gilan për ta luajtur finalen e pestë, të fundit dhe përfundimtaren, vetëm për fitore dhe për ngritjen e titullit kampion.

Sonte mbrëma synohet përmbysja e madhe. Ishim në disavantazh 0:2. Tani jemi 2:2. Finalja e sotme mund ta çoj në 3:2 rezultatin e përgjithshëm dhe përfundimisht t’i mundësoj KV Dritës titullin e shtatë (7) kampion. Përmbysja ideale, e denjë për skenar filmash motivues, por që sigurisht mund të arrihet vetëm nëse jemi maksimalisht të bashkuar me skuadrën tonë të zemrës, vetëm nëse zonin n’tribinë e lojna ne …

Këtë të diele ora 20:00, kushdo që e ndjen veten Intelektualë, pa marr parasysh mosha apo gjinia, le të bashkohet në kop me Armatën Bardhë e Kaltër, për ligjëratën tjetër. 

Të dridhet palestra, të ushtoj përsëri qyteti, vetëm për Krenarinë e Qytetit tonë, vetëm për ngjyrat më të mira në botë, ato Bardhë e Kaltër!

Sot, ora 20:00!”, shkruan mes të tjera në faqen e KVF Dritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat