KV Ulpiana: Ramadani, ish - lojtari ynë nesër udhëton jashtë vendit për të kërkuar shërim

Volejboll

KV Ulpiana: Ramadani, ish - lojtari ynë nesër udhëton jashtë vendit për të kërkuar shërim

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 23:43
KV Ulpiana, foto e mëhershme

Klubi i volejbollit Ulpiana e Lipjanit ka konfirmuar se ish lojtari i saj Festim Ramadani nesër do të udhëtojë jashtë shtetit, për të kërkuar shërim.

“Festim Ramadani, ish - lojtari i KV Ulpiana nesër udhëton jashtë vendit për të kërkuar shërim.

Mjekimi i tij kërkon mjete financiare të cilat ne duhet t`ia sigurojmë.

Lusim të gjithë së bashku ta ndihmojmë Festimin që të na kthehet shëndosh e mirë.

Të presim Festim”, shkruan në njoftimin e KV Ulpianës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat