Erjona Jonuzi dekorohet nga Komuna e Tetovës për kontributin në sport

Volejboll

Erjona Jonuzi dekorohet nga Komuna e Tetovës për kontributin në sport

Më: 5 mars 2024 Në ora: 17:19
Erjona Jonuzi

Volejbollistja tetovare Erjona Jonuzi, është dekoruar nga Komuna e Tetovës për kontributin e dhënë në sport, gjegjësisht në volejboll.

Si çdo vit tjetër ashtu edhe këtë vit Komuna e Tetovës për hirë të përvjetorit të saj ndau mirënjohje për qytetarët e saj më të vlefshëm, sipas vlersimit nga vet institucioni.

Ndërkaq në këtë eveniment nuk mungoi as kampionia në fuqi e volejbollit të vendit tonë për femra, në këto katër vitet e fundit, Erjona Jonuzi.

Erjona si qytetare e Tetovës, i përfaqson tetovarët mjaftë mirë në volejboll si në gara shtetërore e cila është lojtare e Klubit të Volejbollit për Femra Rabotniçki, ashtu edhe në gara ndërkombëtare me përfaqsuesen e Maqedonisë së Veriut për volejboll.

Erjona gjatë 12-të viteve karrierë ka arritur të bëhet 7 herë kampione e kupës, 7 herë kampione në ligën e volejbollit në RMV, 6 herë e shpallur si pasuesja më e mirë e vitit në volejbollin e vendit, MVP në garat Evropiane me përfaqsuesen e Maqedonisë në ndeshjen kundër Letonisë.

Kujtojmë që së fundmi Erjona është dekoruar edhe me mirnjohje nga Agjencioni për Rini dhe Sport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat