Skënderbeu i Kraishtës tregon muskujt ndaj kampionit

Volejboll

Skënderbeu i Kraishtës tregon muskujt ndaj kampionit

Më: 22 mars 2025 Në ora: 21:44
Skënderbeu i Kraishtës

Skënderbeu i Kraishtës ka regjistruar një fitore të madhe në xhiron e 19-të të Superligës, duke e mposhtur kampionin në fuqi, Pejën, me rezultat 3:0 ((27:25, 25:20, 25:23). 

Ndeshja u karakterizua nga rivaliteti i madh, veçanërisht në setin e parë, ku vendasit triumfuan me 27:25. 

Me një lojë më të qëndrueshme, Skënderbeu e kontrolloi pjesën tjetër të sfidës dhe e siguroi fitoren pa shumë telashe.

Me këtë triumf, ekipi nga Kraishta e Lipjanit ruan hapin me liderin Ferizaj dhe vazhdon garën për kreun e tabelës. 

Pavarësisht humbjes, Peja mbetet e katërta në renditje dhe e ka të garantuar pjesëmarrjen në fazën Play-Off.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat