Habil Ajeti është emër i njohur i sportit skofiar jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe në Kosovë.
Ajeti vitet me radhë është paraqitur me sukses edhe në Kampionatin e Ksoovës, duke treguar lojëra të shkëlqyeshme dhe ishte shembull se si luftohet e fitohet në parket ndaj rivalëve.
Pas një periudhe të gjatë, përreth 3 dekada, i jep fund lojës aktive si volejbollist.
“Habil Ajeti i jep fund karrierës së tij në volejbollin aktiv pas 28 vitesh
Në një ceremoni të veçantë të organizuar në Tetovë, volejbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Habil Ajeti, njoftoi tërheqjen nga volejbolli aktiv pas 28 viteve karrierë.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, të cilët e nderuan Ajetin me një fanellë të Kombëtares së Kosovës me numrin që ai mbajti gjatë karrierës së tij.
Gjithashtu, FVK i dhuroi një mirënjohje për kontributin e tij në ngritjen e volejbollit të Kosovës.
I njohur për cilësitë e tij si korrektor, Ajeti ka luajtur për disa nga ekipet më të njohura të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Zvicrës, duke dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e volejbollit shqiptar.
Gjatë karrierës së tij, ai ka arritur të shpallet kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës me ekipe të ndryshme, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në këtë sport”, ka njoftuar FVK.
Ekipet ku ka luajtur Habil Ajeti:
Shkëndija Tetovë
KEK-u
Mabetexi
Drenica
Rabotniçki Shkup
Studenti Tiranë
Pallavolo Lugano
Shutova Kërçovë
Luboteni Ferizaj