Vëllaznimi siguroi inkuadrimin në Superligën A

Volejboll

Vëllaznimi siguroi inkuadrimin në Superligën A

Më: 30 mars 2025 Në ora: 18:41
Klubi i Volejbollit Vëllaznimi

Klubi i Volejbollit Vëllaznimi nga Gjakova siguroi inkuadrimin në Raiffeisen Superligën A, pasi triumfoi në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Prishtina Elite me rezultat 3:0.

22:25 – Seti i parë ishte tejet i luftuar, me Prishtina Elite që nisi më mirë dhe mbajti epërsinë. Megjithatë, Vëllaznimi arriti ta përmbysë rezultatin me një seri të fuqishme pikësh.

16:25 – Në setin e dytë, skuadra gjakovare mori kontrollin e lojës, duke ndërtuar një avantazh të sigurt dhe duke dominuar në të gjitha aspektet.

11:25 – Seti i tretë ishte thjesht spektakolar për Vëllaznimin. Me një mbrojtje të shkëlqyer dhe sulme të sakta, ekipi nga Gjakova vulosi fitoren dhe inkuadrimin në elitën e volejbollit kosovar.

Trofeun e kampionit e dorëzoi presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci, në duart e kapitenes Albana Alija.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme në Gjakovë, edhe pse zyrtarisht Prishtina Elite ishte nikoqire e këtij dueli.

Me marrëveshje mes klubeve, vendimi për ta zhvilluar sfidën në Gjakovë e bëri këtë ngjitje edhe më të veçantë për Vëllaznimin dhe tifozët e tij.

Federata e Volejbollit e Kosovës e përgëzon KV Vëllaznimi për suksesin e arritur dhe i uron suksese në Raiffeisen Superligën A!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat