KVF Ferizaj ka shkruar historinë në volejbollin e Kosovës në konkurrencën e femrave.
Kur kishte filluar edicioni i ri, as laiku më i madh nuk e kishte futur në hartë se Ferizaj do të luftojë për trofe se lere në të stoliset me trofeun e Kupës së Kosovës.
Puna e madhe e fanatike e kryetrajneres Arta Ramadani ka thyer të gjitha tabutë!

Pamje nga finalja
Ferizaj ka shkaktuar senzacion dhe ka shkatërruar synimet për Kupë që kishin Fer Volley, Drita dhe Skenderaj.
Befasia më e këndshme padyshim për edicionin 2024-2025 është Ferizaj, fitues i Kupës së Kosovës.
Vashat e Ferizajt mbrëmë në finale e mposhtën me rezultat 3:1 Skenderajn.
Kapitenja e Ferizajt, Fjolla Shabani, një zemër luanesh në fushën e lojës më bashkëlojtare, dhanë atomin e fundit.
Fjolla me qetësinë dhe mjeshtrin e saj, ia dolën në përballje me Skenderajn.
Ferizaj ka shkaktuar senzacion, fitoi Kupën e Kosovës, e keni pritur apo ishte befasi, si dhe çka e dallojë ekipin nga të tjerët?
“Fitorja e Kupës së Kosovës për ne si ekip nuk ishte befasi, kemi punuar aq shumë për ta arritur këtë Kupë, si ne lojtaret ashtu dhe i gjithë stafi i klubit në krye me trajneren Arta Ramadani - Luzha. KV Ferizaj këtë vit ka bërë mrekulli, duke u kyqyr nga Superliga B në Superligën A dhe duke synuar të gjitha trofetë dhe atë të kampionit të Kosovës”, thotë Fjolla për gazetën kombëtare “Bota sot”.