Fer Volley nuk njeh humbje në kampionat

Volejboll

Fer Volley nuk njeh humbje në kampionat

Më: 3 prill 2025 Në ora: 22:29
Fer Volley

Fer Volley e mbyll sezonin e rregullt në mënyrë perfekte, si skuadra e vetme e pamposhtur në të gjitha 21 xhirot.

Me një fitore të pastër 3:0 ndaj Dritës, kampionet e sezonit të rregullt sigurojnë pozitën e parë, nga e cila do t’i nisin garat e Play-Off-it direkt në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër, Drita, për vetëm një pikë më shumë se Prishtina ‘75, arrin ta sigurojë pozitën e katërt dhe të marrë biletën për Play-Off.

Sistemi i Play-Off-it:

Dy skuadrat e para (Fer Volley & Skenderaj) shkojnë direkt në gjysmëfinale.

Në çerekfinale:

• Vendi i 3-të (Ferizaj) luan me të 6-tin

• Vendi i 4-të (Drita) ndeshet me të 5-tin

Në gjysmëfinale:

• Lideri (Fer Volley) do të përballet me fituesin e çiftit 4/5.

• Vendi i dytë (Skenderaj) sfidon fituesin e çiftit 3/6.

Play-Off-i pritet të sjellë duele të forta dhe emocionuese për titullin kampion

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat