Fer Volley ka bërë hapin e parë drejt finales së madhe në Raiffeisen Superligën A për femra, duke e fituar me dominim ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Prishtinës ‘75.
Skuadra lidere e sezonit të rregullt tregoi forcë dhe stabilitet, duke mposhtur kryeqytetaset me rezultat të pastër 3:0 (25:21, 25:11, 25:18).
Pas një seti të parë më të balancuar, Fer Volley e rriti ndjeshëm nivelin në setin e dytë dhe të tretë, duke mos lënë hapësirë për rikthim nga ana e Prishtinës ‘75.
Me këtë fitore, ferizajaset kalojnë në epërsi 1:0 në seri dhe janë vetëm një fitore larg finales.
Gjysmëfinalet luhen me sistemin “best of 3”, pra skuadra që arrin e para dy fitore kualifikohet për finalen e Play-Off-it.