Në një finale shumë të fortë dhe emocionuese, Gjinoci U21 ka triumfuar kundër Fushë Kosovës U21 me rezultat 2-0 në sete (25-23, 25-15).
Ndeshja, e zhvilluar në palestrën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, solli lojë të bukur, rivalitet të madh dhe shumë emocione për tifozët e pranishëm.
Në fund të ndeshjes, medaljet për finalistet dhe trofetë u ndanë nga komesari i garave Ardian Ibraj dhe nënkryetarja e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Emine Ramadani.
Kapitenes së skuadrës iu dorëzua kupa nga nënkryetarja Ramadani.