Agim Aliu: Të pandalshme janë sukseset sportive të klubeve ferizajase

Volejboll

Agim Aliu: Të pandalshme janë sukseset sportive të klubeve ferizajase

Nga: K.G. Më: 1 maj 2025 Në ora: 12:03
Fer Volley

Fer Volley i Ferizajt është kampion i ri i Kosovës në volejboll.

Vashat ferizajase festuan mbrëmë deri në orët e vona.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka përgëzuar suksesin e madh të klubit Fer Volleyt me trajner Edon Ibrahimi.  

“Klubi i Volejbollit "Fer Volley" - Kampion i Kosovës në volejboll.

Të pandalshme janë sukseset sportive të klubeve ferizajase, të pamposhtuara janë skuadrat tona, gjithmonë ngadhnjimtare e kulminante me suksese sportive.

Mbrëmë në Palestrën e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, klubi ferizajas i volejbollit "Fer Volley" shkëlqeu me lojën e tij, duke shkruar historinë, Kampion i Kosovës në Volejboll.

Urime vajzave, trajnerëve, menaxhmentit, tifozerisë "Ujqit" faleminderit që Ferizajt çdo ditë po i shtoni trofetë e fitoreve”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat