Tetë skuadra në garë për titullin

Volejboll

Tetë skuadra në garë për titullin

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 12:59
Shqipëria

Tirana do të jetë mikpritëse e Kampionatit Ballkanik për të reja në volejboll, event që do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar më datat 11-15 qershor. Ky është edhe eventi i parë Ballkanik i këtij sezonit.

FSHV-ja ka marrë të gjitha masat për organizimin e këtij eventi, që do të zhvillohet në palestrën e Farka Volley. Ndërkohë që, pjesëmarrëse do të jenë tetë skuadra, të ndara në dy grupe me nga 4 ekipe secila.

Shqipëria bën pjesë në Grupin A, bashkë me Serbinë, Rumaninë dhe Bosnjë-Herzegovinën.

Ndërsa në Grupin B janë ekipet e Kosovës, Bullgarisë, Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kombëtarja kuqezi ka disa ditë që është e grumbulluar në Tiranë dhe po përgatitet për këtë event, ky synon një kualifikim në fazën gjysmëfinale. Kjo nuk është hera e parë që një turne i tillë organizohet në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat