Kosova pëson edhe një humbje por fiton një set

Volejboll

Kosova pëson edhe një humbje por fiton një set

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 23:10
Rezultati

Kombëtarja U19 e Kosovës në volejboll (femrat) ka dhuruar një paraqitje solide ndaj Bullgarisë në ndeshjen e dytë të zhvilluar në kuadër të Kampionatit Ballkanik që po mbahet në Tiranë.

“Ndonëse u mposhtën me rezultat 1:3 në sete, vajzat e Kosovës treguan karakter dhe luftë sportive. 

Veçanërisht në setin e dytë, të cilin e fituan me rezultat 25:23, duke barazuar përkohësisht ndeshjen. 

Setet përfunduan me rezultatin 1:3 (18:25, 25:23, 12:25, 13:25).

Përkundër mungesës së përvojës krahasuar me kundërshtaret, përfaqësuesja jonë arriti të shfaqë progres dhe momente të mira loje, çka është dëshmi e punës dhe përkushtimit që po bëhet në këtë grupmoshë”, njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat