Kastrioti U14 i Vildane Jasharit një hap para, kampion i Kosovës 

Volejboll

Kastrioti U14 i Vildane Jasharit një hap para, kampion i Kosovës 

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 13:01
KV Kastrioti U14 nga Ferizaj

KV Kastrioti U14 nga Ferizaj (vajza) arriti fitore në finalen e U14 duke e marrë titullin e kampionit të Kosovës për edicionin 2024/25! 

Trajnerja Vildane Jashari ka treguar se me punë arrihet suksesi.

Vajzat ferizajase treguan shpirt garues dhe cilësi të lartë loje në një finale shumë të fortë, ku triumfuan ndaj KV Malishevës me rezultat 2:1, me sete (25:22, 13:25 dhe 15:11). 

Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të klubit, trajnerëve, prindërve dhe mbi të gjitha, vajzave të talentuara që po rriten me dashurinë për volejbollin.

Trofeu u nda nga Gëzim Brahimi, anëtar i Bordit të FVK-së, dhe Lulzim Gërguri, delegat në volejboll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat