Çifti i vajzave të Kosovës, Amela Llugaliu dhe Driola Ajvazi, të udhëhequra nga trajneri Edon Ibrahimi, kanë shënuar një fitore të merituar ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e parë të Kampionatit Ballkanik U22 që po zhvillohet në Tetovë.
Rezultati i seteve:
Seti 1: 18-21
Seti 2: 21-8
Seti 3: 15-13
"Me këtë triumf 2:1, vajzat treguan karakter të fortë dhe kthesë të jashtëzakonshme pas humbjes në setin e parë, duke i dhënë Kosovës një nisje të shkëlqyer në këtë kampionat!
Suksese të mëtejshme për sportistët tanë që me zemër dhe përkushtim po përfaqësojnë denjësisht Kosovën në arenën ballkanike!", njofton FVK.