Abedin IbrahimI uron gazetën “Bota sot”: Është dritare e fuqishme për sportistët 

Volejboll

Abedin IbrahimI uron gazetën “Bota sot”: Është dritare e fuqishme për sportistët 

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 19:18
Abedin IbrahimI

Trajneri i mirënjohur i volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi, ish president i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Ibrahimi, trajneri më i suksesshëm në Kosovë, tha se gazeta “Bota sot” ndër vite ka kontribuar për sportin.

Ish presidenti i FVK-së, shprehet se “Bota sot” ka qenë dhe është në përkrahje të volejbollistëve dhe sportistëve pa dalliim.

“”Bota sot’, për tri dekada me shkrimet e saja ka kontribuar shumë  dhe motivuar volejbollistët edhe në kohën kur nuk janë paguar sportistët, duke paraqitur ndeshjet dhe rezultatet e tyre në kohë reale.

Ishte dhe është dritare e fuqishme dhe zë i të vërtetës, gjithmonë në shërbim të sportit. Uroj 30 vjetoirn dhe shumë. vite tjera të suksesshme”, ka uruar Ibrahimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat