Kosova mëson kundërshtarët në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian U20

Volejboll

Kosova mëson kundërshtarët në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian U20

Më: 11 korrik 2025 Në ora: 13:09
Dilon Latifaj dhe Erind Qalaj

Në Schinas të Greqisë, ku po zhvillohet faza e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian U20 në beach volley, që mbahet në kuadër të Kampionatit Ballkanik, sot është hedhur shorti për ndarjen e grupeve.

"Kosova është vendosur në Grupin B, së bashku me:

Turqia 1

Moldavia

Greqia 2

Djelmoshat tanë Dilon Latifaj dhe Erind Qalaj, të drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, janë gati për sfidën e parë:

Sot, në ora 12:15, Kosova e nis garën kundër Moldavisë.

Më vonë gjatë ditës, do të përballemi me ekipin Turqia 1.

Ndërsa nesër zhvillohet ndeshja e fundit në grup, ndaj Greqisë 2", njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat