Fer Volley përforcohet me talenten nga Hani i Elezit

Volejboll

Fer Volley përforcohet me talenten nga Hani i Elezit

Nga: K. G. Më: 18 korrik 2025 Në ora: 17:06
Era Bajramaliu

Era Bajramaliu është volejbolliste e re dhe premton shumë në të ardhmen.

Kampionja e Kosovës ka zyrtarizuar përforcimin me këtë talente.

Era është vajza e ish volejbollistes së mirënjohur Arbenita Ymerit.   

“Klubi i volejbollit Fer Volley ka kënaqësinë të zyrtarizojë afrimin e lojtaren Era Bajramaliu, një emër premtues i volejbollit kosovar.
Era është vetëm 16 vjeçe, vjen nga Hani i Elezit dhe ka qenë pjesë e përfaqësueses U-18 të Kosovës.

Me një gjatësi prej 185 cm, ajo luan në pozicionin e Pranueses dhe konsiderohet një ndër prurjet me potencial të lartë për të ardhmen.

Ky transferim është pjesë e vizionit të klubit për të zhvilluar lojtare të reja dhe për të ndërtuar një strukturë të qëndrueshme për vitet në vijim”, njofton KV Fer Volley..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat