Enkela Voci vazhdon karrierën në Turqi

Volejboll

Enkela Voci vazhdon karrierën në Turqi

Më: 20 korrik 2025 Në ora: 15:53
Enkela Voci

Enkela Voci, 16-vjeçarja nga Suhareka, transferohet në njërin nga kampionatet më të forta evropiane.

Një tjetër talent i volejbollit tonë po nis një kapitull të ri në karrierë.

"Voci, 16-vjeçarja nga Gjinoci i Suharekës, është transferuar zyrtarisht në klubin turk Kuzeyboru Spor Kulübü, që garon në Ligën e Parë të Turqisë, një nga ligat më të forta në Evropë.

Me një gjatësi prej 184 cm dhe duke luajtur në rolin e pasueses, Enkela ka qenë njëra nga lojtaret më të dalluara të KV Gjinoci dhe pjesë kyçe e Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja.

Ky transferim i rëndësishëm është jo vetëm një arritje personale për Enkelën, por edhe një lajm i madh për volejbollin kosovar, që vazhdon të prodhojë talente të reja dhe premtuese.

Klubi Kuzeyboru ka theksuar se angazhimi i lojtareve të reja dhe ambicioze është pjesë e strategjisë së tyre për ndërtimin e së ardhmes.

Ndërkohë, Enkela është shprehur e emocionuar dhe e përgatitur për këtë sfidë të re", njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat