Miqësore Kosovë-Shqipëri në vend të ballkanikut!
Pas anulimit të papritur dhe të paarsyeshëm të Kampionatit Ballkanik për grupmoshën U21 meshkuj, i cili ishte planifikuar të mbahej në Tiranë më 6–10 gusht, Federata e Volejbollit e Shqipërisë dhe Federata e Volejbollit e Kosovës vendosën që të mos humbin këtë hapësirë të vlefshme për zhvillim dhe përgatitje të brezit të ri të volejbollistëve.
"Si alternativë, në qytetin e Korçës u organizuan seanca stërvitore të përbashkëta, të cilat kulmuan me një ndeshje miqësore mes kombëtareve U21 të Shqipërisë dhe Kosovës, të zhvilluar në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla”.
Kjo ndeshje miqësore nuk ishte vetëm një test sportiv, por ishte një manifestim i vëllazërisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë midis dy federatave, që tregojnë përkushtim të përbashkët ndaj zhvillimit të volejbollit në nivel rajonal", njofton FVK.