Istref Elezaj referon në CEV U16 Kampionatin Evropian

Volejboll

Istref Elezaj referon në CEV U16 Kampionatin Evropian

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 16:01
Istref Elezaj - i dyti djathtas

Gjyqtari e Kosovës  Istref Elezaj po referon në CEV U16 Kampionatin Evropian të djemve që po zhvillohet në Jerevan të Armenisë,

"Që nga dita e parë, Elezaj po ndan drejtësinë në fushë, duke gjykuar ndeshjen Letonia – Sllovenia së bashku me suedezin Magnus Hagstrom.

Me 5 ndeshje të gjykuara në mesin e elitës evropiane, dhe dy prej tyre si gjyqtar kryesor, Elezaj ka treguar nivel të lartë profesionalizmi.

Kujtojmë se ai është gjyqtari i parë nga Kosova që ka marrë thirrje nga FIVB.

Kampionati i 16 vjeçarëve përfundon më 3 gusht 2025 me finalen e planifikuar në atë datë, kurse pritet që Elezaj të vazhdojë të jetë pjesë e ndarjes së drejtësisë në ndeshjet e ardhshme", njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat