Sabotuan Serbia dhe Bullgaria, dështon gara në shtetin shqiptar

Volejboll

Sabotuan Serbia dhe Bullgaria, dështon gara në shtetin shqiptar

Më: 1 gusht 2025 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Pas fazës finale të Kampionatit Europian U-16 dhe Kampionatit Ballkanik U-21 për vajza, në Tiranë ishte parashikuar të mbahej edhe Kampionati Ballkanik U-21 për djem, kompeticion që do të zhvillohej më datat 6-10 gusht është anuluar për shkak të tërheqjes së dy përfaqësueseve që do të merrnin pjesë në këtë aktivitet.

Kështu ishte fillimisht Serbia, e cila bëri të ditur mospjesëmarrjen e saj, ndërsa me largimin e serbëve u tërhoq edhe Bullgaria, duke bërë që të mnbeteshin vetëm tri ekipe, Shqipëria, Kosova dhe Turqia.

Në këto kushte Federata Balllanike vendosi për anulimin e aktivitet, ndërsa duke i quajtur të paarsyeshme tërheqjen e skuadrave.

Kujtojmë që prej disa ditësh javësh Shqipëria ishte grumbulluar për këtë aktivitet, duke u përgatorur fillimisht në Tiranë dhe më pas në Korçë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në Korçë nën drejtimin e stafit të trajnerëve Elton Tukseferi, Erin Sejati, Klodian Kasa dhe Emiliano Xhabrahimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat