Kosova pëson humbje të rëndë në Osijek

Volejboll

Kosova pëson humbje të rëndë në Osijek

Më: 9 gusht 2025 Në ora: 20:34
Kosova

Kombëtarja A e vajzave në volejboll e ka mbyllur ciklin e kualifikimeve për CEV EuroVolley 2026 me ndeshjen e zhvilluar sonte në Osjek ndaj Kroacisë.

Kroacia i ka shkaktuar humbje të rëndë Kosovës me rezultat 3:0 (25:8, 25:12, 25:11).

“Pavarësisht rezultatit, vajzat tona treguan përkushtim dhe luftuan deri në fund, duke u përballur me një kundërshtar me eksperiencë dhe nivel të lartë. 

Ky edicion kualifikues ka shërbyer si një përvojë e çmuar për ekipin, duke nxjerrë në pah fusha ku duhet punuar më tej dhe forcën e karakterit të lojtareve tona.

Faleminderit të gjitha lojtareve, stafit teknik dhe gjithëve për përkrahjen e vazhdueshme gjatë gjithë kampanjës kualifikuese.”, shkruan në faqen e FVK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat