Kombëtarja A e Kosovës në volejboll për meshkuj ka mbyllur ciklin e kualifikimeve për CEV EuroVolley 2026 me një paraqitje
dinjitoze në Riga, ndaj Letonisë.
Kosova megjithatë ka fituar një set historik por jo edhe ndeshjen duke pësuar humbje me rezultat 3:1 (25:13, 25:12, 23:25, 25:16) nga Letonia.
“Pas dy seteve të para të dominuara nga vendasit, “Dardanët” reaguan fuqishëm në setin e tretë, duke fituar me rezultat 23-25 dhe duke treguar shpirt gare, vendosmëri dhe forcë kolektive.
Në setin e katërt, Letonia riktheu kontrollin dhe e mbylli ndeshjen në favor të saj.
Ky cikël kualifikues për Kosovën shënon një tjetër përvojë të vlefshme ndërkombëtare, ku lojtarët tanë fituan eksperiencë dhe treguan se janë të gatshëm të ndërtojnë një të ardhme më të fortë në skenën evropiane të volejbollit”, njofton FVK.