Adea Millaku firmos me Skenderajn

Volejboll

Adea Millaku firmos me Skenderajn

Nga: K.G. Më: 20 gusht 2025 Në ora: 19:11
Adea Millaku

Skenderaj po hulumton tregun me synime që të përforcohet sa më shumë për edicionin e ri në elitën e volejbollit të Kosovës.

Skuadra e Skenderaj është përforcuar me volejbollisten Adea Millaku.

“Kemi kënaqësinë të prezantojmë lojtaren më të re të klubit tonë, Adea Millaku. 

Adea rrugëtimin në volejboll e nisi që në moshën 10-vjeçare në KV Klina dhe me kalimin e viteve ishte bërë një nga lojtaret më të rëndësishme të klubit.

Sot, Adea përfaqëson me krenari si ekipin U-19, U-21, ashtu edhe ekipin senior të Kosovës, duke dhënë gjithmonë maksimumin në fushë.

Adea luan në pozitën e pranueses”, njofton KV Skenderaj.

“Përvoja e saj ndërkombëtare:

U17 Turqi 2023
U19 Bullgari 2023
U18 Bullgari 2024
U20 Turqi 2024
U18 Itali 2024 (Kapitene e Kombëtares)
U20 Sllovaki 2024
U19 Shqipëri 2025
U21 Shqipëri 2025
Seniore Shqipëri/Kroaci 2025

Për Adean, volejbolli nuk është vetëm një lojë – është pasion, sfidë dhe frymëzim i përditshëm për të arritur më shumë”, shkruan më tej në faqen e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat