Ish volejbollistja e Dritës dhe e kombëtares së Kosovës, Edona Gjinolli, tha se në periudha të ndryshme ka pas lojtare të mira.
Ish prej volejbollisteve më të mira në vendin tonë, ka përzgjedhur formacionin më të mirë të klubit të volejbollit Drita dhe të Kosovës në 26 vitet e fundit.
“Për 26 vitet e fundit kanë kaluar shumë volejbolliste në klubin e Dritës dhe në volejbollin e Kosovës.
Unë kam një pasqyrë për lojtaret që kaluan ndër vite dhe mendoj se do të bëja edhe përzgjedhjen më të mirë të mundshme, qoftë të KVF Drita qoftë në nivel të Kosovës.
Dorën në zemër, me vjen sinqerisht keq që e përzgjodha veten por nga viti 1999 e deri më sot nuk ka pas pasuese më të mirë se unë. Për fat të keq, tash nuk ka pasuese në Kosovë”, - tha Gjinolli.
Formacioni më i mirë i KVF Dritës (1999 – 2025) sipas Edona Gjinollit
Pasuesja më e mirë: Edona Gjinolli
Pranueset më të mira: Vlora Berisha e Shqipe Musliu
Qendrat më të mira: Makfire Brestovci
Libero më e mirë: Margona Maksuti
Korrektorja më e mirë: Flutura Hasani
Formacioni më i mirë në Kosovë (1999 – 2025) në 26 vitet e fundit
Pasuesja më e mirë: Edona Gjinolli
Pranueset më të mira: Shemsie Asllanaj e Vlora Berisha
Qendra më e mirë: Fjolla Shabani e Mimoza Shkodra
Libero më e mirë: Fjolla Hyseni
Korrektorja më e mirë: Dhurata Sylejmani