Ferizaj nuk ndalet me përforcime 

Volejboll

Ferizaj nuk ndalet me përforcime 

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2025 Në ora: 22:42
Santiago Ruiz Alvarez

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Ferizaj, vazhdon me përforcime.

Kësaj radhe është përforcuar me volejbollistin Santiago Ruiz Alvarez. 

Më herët ka konfirmuar përforcimin edhe me Juan Camilo Borja.

“Ferizaj ka kënaqësinë të prezantojë lojtarin nga Kolumbia, Santiago Ruiz Álvarez, i cili luan në pozitën e pranuesit dhe do të jetë pjesë e ekipit tonë për sezonin 2025/26.

Aktualisht pjesë e Kombëtares së Kolumbisë, që po merr pjesë në Kampionatin Botëror, Santiago vjen si një përforcim i madh për skuadrën tonë”, njofton KV Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat