Italia përsëri kampione e botës

Volejboll

Italia përsëri kampione e botës

Nga: K.Goca Më: 28 shtator 2025 Në ora: 14:44
Italia

Kombëtarja e Italisë tjetër nivel në volejboll (meshkujt)..

Italianët përsëri kampion të botës.

Ekipi italian e mposhti me rezultat 3:1 (25:21, 25:17, 17:25, 25:10) Bullgarinë në finalen e Kampionatit Botëror.

Image

Pamje nga finalja

Finalja u luajt në “Mall of Asia Arena” në Pasay City të Filipines.

Edhe ekipi i femrave u bë kampion i botës gjatë verës, tani ekipi i meshkujve e mbrojti trofeun e fituar dy vjet më parë.

Nga ana tjetër bullgarët janë befasi e madhe e kampionatit.

Lojtari më i mirë te Italia është Juri Romano me 22 pikë. Ai u pasua nga Matija Botolo me 18 dhe Alessandro Micheletto me 11 pikë.Aleksandar Nikolov spikati për bullgarët, i cili i solli ekipit të tij 23 pikë.

Në ndeshjen për vendin e tretë, Polonia fitoi 3:1 në sete ndaj Çekisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat