Drita dënohet me 250 euro për aktivizimin e volejbollistes së huaj pa të drejtë loje. Fer Volley fitoi ndeshjen në fushë me 3:1 por edhe në tavolinë zyrtare me 3:0.
Drita gjobitet me 250 euro!
A e respektoj rregulloren Fadil Lumi, Komesar i Garave i Federatës së Volejbollit të Kosovës?

Federata e Volejbollit thotë se Komesari ka vepruar konform regullores ndaj Dritës.
Ja çfarë shkruan në rregullore
“3.3 Në rast se një klub apo shoqatë sportive aktivizon një lojtar të huaj pa përfunduar procedura e marrjes së Certifikatës Ndërkombëtare të Transferimit (ITC) gjobitet sipas rregullores së FIVB me 30.000 (tridhjetëmijë) euro”, shkruan në rregullore.
Komesari veproi ndryshe duke u bazuar gjithnjë sipas rregullore!
Nga ana tjetër Fer Volley pritet të ankohet në Federatën Ndërkombëtare (FIVB) për këtë rast, sipas tyre nuk është respektuar rregullorja.
“Megjithatë, para fillimit të ndeshjes u konstatua se njëra nga lojtaret e regjistruara nuk kishte të drejtë loje pasi nuk ishte përfunduar transferi ndërkombëtar.
Pavarësisht insistimit të delegatit të ndeshjes se lojtarja nuk mund të aktivizohej, ekipi vendas vendosi ta aktivizoj lojtaren .
Pas raportit të delegatit të ndeshjes dhe ankesës sonë, Federata e Volejbollit e Kosovës ka vendosur që ndeshja të regjistrohet zyrtarisht me rezultat 0:3 në favor të Fer Volley”, thuhet mes të tjera nga Fer Volley.