Në derbin lokal të Ferizajt, Fer Volley ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive.
Fer Volley ka fituar bindshëm ndaj Ferizajt me rezultat të pastër 3:0 *(25:20, 25:11, 25:20), në ndeshjen e javës së dytë të elitës së volejbollit të Kosovës.
Skuadra e Fer Volley dominoi në të gjitha segmentet e lojës, duke treguar stabilitet, organizim dhe efikasitet të lartë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.
Kjo është një tjetër dëshmi e formës së shkëlqyer që po kalon ekipi ferizajas në fillim të këtij sezoni në Superligë.