Fituesi i Superkupës dhe Kampioni në fuqi i Kosovës, Fer Volley, ka vazhduar formën e jashtëzakonshme edhe në kampionat, duke triumfuar bindshëm 3:0 (25:13, 25:18, 26:24) në derbin e javës kundër Skënderajt.
Ferizajaset dominuan në dy setet e para, ndërsa i treti solli më shumë rivalitet, por përvoja dhe cilësia e kampioneve bënë diferencën në momentet vendimtare, për një fitore të pastër 3:0.
Me këtë sukses, Fer Volley mbetet skuadra e vetme e pamposhtur në elitën e vajzave, duke konfirmuar epërsinë e saj në volejbollin e Koosvës.
Pas javës së katërt, Fer Volley kryeson me 12 pikë.