Fer Volley fiton derbin ndaj Fushë-Kosovës në volejboll

Volejboll

Fer Volley fiton derbin ndaj Fushë-Kosovës në volejboll

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 19:22
Fer Volley fiton derbin ndaj Fushë-Kosovës në volejboll

Skuadra Fer Volley ka shënuar fitore sot ndaj Fushë-Kosovës në ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në konkurrencën e femrave në volejboll.

Në një përballje interesante që solli emocione dhe rivalitet, kampionet në fuqi të Kosovës dhe fitueset e Superkupës fituan me rezultat të përgjithshëm 3:1 në sete (24:15, 18:25, 26:24, 24:21), raporton KosovaPress.

Në ndeshjet e tjera sot takohen Skenderaj-Prishtina 75, Vëllaznimi-Drita dhe Ferizaj-Gjinovci.

Fer Volley prin në tabelë me 15 pikë nga pesë ndeshje, Fushë-Kosova mbetet e dyta me 9 pikë, pasojë Prishtina75 me 8, Drita 7, Ferizaj e Skenderaj me nga 6 pikë. Vëllaznimi dhe Gjinovci përmbyllin renditjen në tabelë me zero pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat