Peja nuk i ndahet fitoreve, tregon fuqinë edhe në Lipjan

Volejboll

Peja nuk i ndahet fitoreve, tregon fuqinë edhe në Lipjan

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 21:37
Peja

Peja ka shënuar një fitore të rëndësishme si mysafire ndaj Skënderbeut, duke e mbajtur presionin mbi liderin Drita. 

Peja ngadhënjeu me rezultat 1:3 (25:20, 23:25, 27:29, 19:25) ndaj Skënderbeut të Kraishtës.

Ndeshja u luajt në Lipjan.

Me këtë sukses, “Shqiponjat” arrijnë kuotën e 13 pikëve, vetëm një më pak se gjilanasit që kryesojnë tabelën në elitën e volejbollit të Kosovës.

Në anën tjetër, për Skënderbeun kjo ishte humbja e dytë në pesë ndeshjet e para të kampionatit elitar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat