Fer Volley nuk ka të ndalur! Drita e Fushë Kosova fitojnë

Volejboll

Fer Volley nuk ka të ndalur! Drita e Fushë Kosova fitojnë

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 22:01
Tabela

Fer Volley vazhdon serinë e jashtëzakonshme, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi dhe duke mbetur skuadra e vetme me rekord 100% në elitën e volejbollit të vajzave.

Fer Volley fitoi në udhëtim me rezultat 0:3 (13:25, 22:25, 21:25) ndaj Gjinocit.

Gjinoci, me gjithë përpjekjet, mbetet ende në kërkim të pikëve të para në këtë edicion.

Fushë Kosova arrin fitoren e katërt sezonale, duke forcuar pozitat në top-4 pas një ndeshjeje të kontrolluar plotësisht.

Fushë Kosova ngadhënjeu me 0:3 (13:25, 16:25, 20:25) ndaj Prishtinës 75.

Prishtina ’75, në anën tjetër, pëson humbjen e tretë, dhe i duhet përmirësim për ta arritur garën për pozitat e para.

Drita ka triumfuar me rezultat 3:1 (25:14, 20:25, 25:20, 25:14) ndaj Skenderajt.

Drita vazhdon me fitore dhe e ruan vendin e dytë të tabelës me 13 pikë, pesë më pak se lideri Fer Volley.

Skenderaj, pas kësaj humbjeje, mbetet në mesin e renditjes me tri fitore nga gjashtë ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat