Luboteni dominon në Gjakovë

Volejboll

Luboteni dominon në Gjakovë

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 23:20
Luboteni

Luboteni nga Ferizaj zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në Gjakovë, duke e kontrolluar plotësisht lojën që nga fillimi. 

Luboteni ngadhënjeu me rezultat 0:3 (8:25, 14:25, 15:25) ndaj Vëllaznimit, në ndeshjen e Superligës së Kosovës në volejboll.

Me shërbime të sakta dhe mbrojtje të fortë, ferizajasit fituan bindshëm setin e parë, ndërsa në dy të tjerët ruajtën ritmin dhe përqendrimin për të mbyllur takimin me rezultat të pastër 3:0.

Kjo është fitorja e dytë e sezonit për Lubotenin, që i lejon të largohet nga dy pozitat e fundit në tabelë.

Vëllaznimi, në anën tjetër, mbetet në fund të renditjes, ende në kërkim të fitores së parë këtë edicion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat