Fer Volley nga Ferizaj synon rezultat sa më të mirë në konak të ekipit zviceran Düdingen, në ndeshjen e parë të Kupës Evropiane në volejboll.
Vashat ferizajase janë mirë të përgatitura dhe kërkojnë befasinë në Zvicër.
Ky klub kërkon edhe përkrahjen e për këtë sfidë që e quajnë moment historik.
“Ekipi ynë Fer Volley ka arritur me sukses në Düdingen, Zvicër, ku sot (29 tetor, ora 20:00) do të zhvillohet ndeshja e parë e raundit të CEV Volleyball Challenge Cup 2026 ndaj skuadrës vendase Volley Düdingen (Poëer Cats).
Kjo ndeshje shënon një moment historik për klubin tonë, pasi është hera e parë që Fer Volley merr pjesë në një garë evropiane, dhe njëkohësisht jemi ekipi i vetëm nga Kosova në konkurrencën e femrave në CEV Challenge Cup 2026.
Vajzat tona janë të përgatitura, të motivuara dhe të gatshme të luftojnë për çdo pikë, me synimin për ta nderuar emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ftojmë të gjithë bashkëkombësit tanë në Zvicër që të jenë të pranishëm dhe të na përkrahin në këtë sfidë shumë të rëndësishme për ne! Prania dhe zëri juaj në tribuna do të thotë shumë për vajzat tona!”, shkruan në faqen e KV Fer Volleyt.