Fer Volley nga Ferizaj kërkon hakmarrje për humbjen e parë në Zvicër.
Volejbollistet e kampiones së Kosovës, Fer Volley, janë gati për sfidën e kthimit të Kupës Evropiane.
Vashat ferizajase sonte (20.00) do të ndeshen me Dudingenin nga Zvicra.
Zviceranet ngadhënjyen në takimin e parë me 3:1.
Sonte në palestrën e sportit “Bill Clinton” pritet atmosferë e mirë.