Fer Volley ia zbardhi fytyrën volejbollit të Kosovës

Volejboll

Fer Volley ia zbardhi fytyrën volejbollit të Kosovës

Nga: K.Goca Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 16:38
Fer Volley

Volejbollistet e kampiones së Kosovës, Fer Volley nga Ferizaj, me kryetrajnerin Edon Ibrahimi, treguan lojë të mirë në përballje me klubin e Zvicrës, Volley Düdingen.

Pavarësisht se të dy ndeshjet i humbën me rezultat identik, 3:1, treguan se me pak investime kanë mundësi të bëjnë edhe më shumë në garat evropiane.

Dy ndeshje e dy sete të fituara, është një sinjal që këto vasha kanë cilësi dhe në anën tjetër me paraqitje të mira ia zbardhën fytyrën volejbollit tonë, që ka pas nevojë si kurrë më parë të paraqitet në Kupat Evropiane.

Në veçanti, vashat morën përvojë po ashtu edhe në afirmimin e tyre në garat evropiane.

“Pas dy ndeshjeve të forta ndaj ekipit zviceran 🇨🇭 Volley Düdingen, ekipi ynë Fer Volley përfundon pjesëmarrjen në CEV Challenge Cup 2026 me rezultat 1:3 në ndeshjen e kthimit në Ferizaj.

Pavarësisht rezultatit, vajzat tona treguan zemër, disiplinë dhe karakter deri në fund përballë një kundërshtari me shumë përvojë evropiane.

Një falënderim i madh për të gjithë tifozët dhe të pranishmit në palestrën ‘Bill Clinton” – atmosfera ishte fantastike dhe përkrahja juaj u ndje në çdo pikë! 

Kjo përvojë do të na shërbejë si motiv për sfidat e ardhshme, sepse rrugëtimi vazhdon dhe ne do të kthehemi edhe më të forta.

Krenarë për rrugëtimin që ndamë bashkë”, - thuhet nga Fer Volley.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat