Kjo që ndodhi të shqiptarët, media kroate i jep bujë 

Volejboll

Kjo që ndodhi të shqiptarët, media kroate i jep bujë 

Nga: K.Goca Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 15:46
Nayara Ferreira

Polemika, akuza të ndërsjella për volejbollisten braziliane në shtetin shqiptar.

Kjo ka bërë bujë edhe në shtetin kroat, mediumi kroat “Index” sot i kushton një shkrim dramës që po zhvillohet për volejbollisten braziliane, të cilës i kërkohet testi i gjinisë nga Federata Shqiptare e Volejbollit Shqiptar.

“Federata Shqiptare Volejbollit i kërkon volejbollistes braziliane të vërtetojë se është grua”, shkruan media kroate “Index”.

“Volejbollistja braziliane ka mbështetjen e shoqeve të saja të ekipit dhe trajnerit të Dinamos, e cila beson se situata mund të rrezikojë gjasat e tyre për të fituar kampionatin.

Federata Shqiptare e Volejbollit ka pezulluar brazilianen Nayara Ferreira (32 vjeçe), e cila luan për Dinamon e vendit të dytë në kampionat, dhe po i kërkon asaj të bëjë një test për të vërtetuar se është grua.
Pezullimi erdhi pasi klubet Vllaznia dhe Pogradeci pretenduan se ajo mund të jetë burrë

Federata e urdhëroi atë të bënte testin më 15 tetor, gjë që volejbollistja braziliane e refuzoi. Megjithatë, ajo u ofrua vullnetare për t'u testuar në një klinikë tjetër dhe rezultatet e testit duhet të dihen në ditët në vijim”, shkruan media kroate.

"Ndjej sikur bota ime është shembur. Askush nuk e ka vënë kurrë në dyshim gjininë time.

Nuk e kuptoj pse e bëjnë këtë," tha Ferreira, duke shtuar se nuk ndihet më e sigurt që kur akuzat u shfaqën në media:

"Nuk ndihem më e sigurt, kur eci në rrugë mendoj se diçka do të më ndodhë".
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat