Luboteni vazhdon me fitore, Drita konfirmon dominimin

Volejboll

Luboteni vazhdon me fitore, Drita konfirmon dominimin

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 00:21
Luboteni

Luboteni nga Ferizaj shënon fitoren e katërt këtë sezon, duke vazhduar ngritjen në tabelë.

Luboteni ngadhënjeu me rezultat 3:1 (25:18, 25:22, 20:25, 25:17) Skënderbeu, në kuadër të elitës volejbollit të Kosovës (meshkujt).

Pavarësisht përpjekjes për rikthim në setin e tretë, Skënderbeu nuk arriti ta ndalte ritmin e vendasve.

Drita konfirmon dominimin në shtëpi duke regjistruar fitoren e shtatë sezonale, që e mban skuadrën gjilanase në vendin e dytë të tabelës, menjëherë pas liderit Peja.

Drita fiton (25:22, 25:18, 25:19) ndaj Prishtinës.

Në anën tjetër, Prishtina mbetet në vështirësi dhe në pjesën e poshtme të renditjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat