Prishtina dominon ndaj Vëllaznimit

Volejboll

Prishtina dominon ndaj Vëllaznimit

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 23:34
Tabela

Pas një paraqitjeje të sigurtë dhe të disiplinuar, Prishtina ka arritur fitoren e dytë të sezonit, duke mposhtur bindshëm Vëllaznimin me rezultat të pastër 3:0 (25:12, 25:16, 26:16).

Ky sukses vjen në moment të rëndësishëm për kryeqytetasit, të cilët tashmë rikthejnë shpresat për shmangie nga zona e rrezikshme të tabelës.

Prishtina renditet në vend të shtatë me 6 pikë në elitën e volejbollit të Kosovës (meshkujt).

Vëllaznimi nuk ka fituar pikë për dhjetë ndeshje, ka po aq humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat